Sytë e zinj:
Ngjyra e syve tuaj ju bën që të jeni gjithnjë njeri serioz dhe që gjërat t’i bëni me pjekuri. Mos harroni se gjithnjë përtej shikimit të personave që kanë sy të zinj fshihet një mister i trashëguar.
Sytë kafë:
Zakonisht ata janë njerëz këmbëngulës dhe kërkues ndaj vartësve, kjo për shkak të hijes së rëndë. Sytë kafe janë mjaft shprehës dhe dëshmojnë për aftësi mbi mesataren dhe janë mjaft të talentuar.
Sytë gështenjë:
Sa më e mbyllur të jetë ngjyra, aq më shumë ato rrezatojnë sensualitet. E meta kryesore është se flasin shumë për vetveten. Dëshmojnë se individi është zot i fjalës dhe se meriton t’i zihet besë.
Sytë dyngjyrësh:
Përcaktohen si sytë me tërheqës dhe bindës, në raste të veçanta zotërojnë pushtetin e hipnotizimit të personave të tjerë. Konsiderohen shumë tërheqës, janë mjaft ekzotikë. Shprehin vetëbesim dhe dëshmojnë krenari. Sytë e gjelbër:
Këta njerëz dinë të sillen dhe respektojnë të tjerët, por në raste të veçanta, kur shkelen në kallo, nuk ngurojnë të bëhen mjaft agresivë. Shumica e njerëzve me sy të gjelbër konsiderohen mjaft të urtë dhe të bindur.
Sytë e kaltër:
Shprehin kthjelltësinë, e cila nënkupton romantizmin dhe feminilitetin tuaj. Ndoshta nuk duhet të imagjinojnë princin e ardhshëm, por duhet të lëvizin nga vendi dhe të jenë në kërkim të tij.

